Sociale

Greva në doganat greke, ndryshon sërish orari i lëvizjes në Kapshticë. Trau do hapet 60 minuta në 4 orë

Gazeta Si - Pala greke ndryshuar sërish kushtet e grevës së paralajmëruar në pikën doganore të Kapshticës nga Sindikata Doganore në lidhje me hyrje-daljet në Pikën e Kalimit Kufitar.

Në një njoftim këtë të hënë, pala greke i ka bërë me dije Policisë Kufitare të Kapshticës se gjatë 48 orëve të grevës së datave 2-4 prill, do të ketë një ndryshim lidhur me lëvizjen e mjeteve të vogla, të cilët do të lëvizin në të dyja anët e kufirit, 1 orë, në harkun kohor të 4 orëve.

Kushtet e tjera të grevës mbeten të njëjta, që do të thotë se nga data 2-4 prill nuk do të lejohen hyrje-daljet e mjeteve të transportit të mallrave, të autobusëve dhe shërbimit taksi.

Në lidhje me këtë ndryshim ka reaguar edhe Policia e Shtetit, e cila thotë se për qarkullim do të lejohen vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Nga data 2 prill prej orës 05:30, deri më datë 4 prill në orën 05:30, pikat doganore greke në Kakavijë, Tre Urat, Qafë Botë dhe Kapshticë do të jenë të mbyllura.

Një ditë më parë u paralajmërua mbyllje e tre pikave doganore nga data 2 prill prej orës 05:30, deri më datë 4 prill në orën 05:30, në Kakavijë, Tre Urat, dhe Qafë Botë, por sot u njoftua se do të mbyllet edhe pika e Kapshticës.

Sipas policisë, të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që kanë planifikuar lëvizjen drejt shtetit grek, në këtë periudhë kohore duhet të përdorin pikat e tjera të kalimit kufitar.

“Në vijim të informacionit të dhënë nga Policia e Shtetit, ditën e djeshme, ju informojmë se, Policia Greke ka njoftuar Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, se nga data 02.04.2024, prej orës 05:30, deri më datë 04.04.2024, në orën 05:30, pika doganore greke në Kapshticë, do të jetë e mbyllur për shkak të protestës nga sindikatat greke. Nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve, autobusëve dhe kamionëve. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët, pa bagazhe, dhe automjetet që do kenë emergjenca shëndetësore. Policia e Shtetit është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet policore greke dhe do të ketë njoftime të tjera në kohën e duhur, për çdo ndryshim“, njoftoi policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë