Një diamant i rrallë 17-karatësh do të dalë në ankand me një shifër që varion nga 700.000-1.000.000 milionë dollarë.
Shtëpia e ankandave Christie’s njoftoi se diamanti i argjendarit amerikan Harry Winston do të jetë në ankand deri më 21 mars. Sipas Gemological Institute of America, ngjyra e diamantit është vlerësuar me D çka do të thotë se është tërësisht transparent dhe pastërtia e simetria e tij janë klasifikuar “të shkëlqyera”.
Ky diamant është më i pastri kimikisht dhe ka një tejdukshmëri të jashtëzakonshme të shkallës VVS2. VVS2 është vlerësimi më i lartë që do të thotë se diamanti është thuajse i përsosur.
Diamanti është vendosur në një unazë floriri dhe është i rrethuar nga diamantë të tjerë më të vegjël.
Veç unazës, në ankand do të jenë 200 gurë të çmuar nga Cartier, Tiffany & Co. dhe Van Cleef & Arpels. Mes tyre ndodhet një unazë me safir blu 8.2 karatë dhe një diamant 10.95 karatë të vendosur në një unazë floriri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.