Media Galeri

Një restorant kushtuar Sophia Loren po përgatitet të hapet në Hong Kong

Një restorant kushtuar aktores legjendare italiane, Sophia Loren do të hapë dyert në Hong Kong. “Sophia Loren House” është restoranti i parë i zinxhirit jashtë Italisë dhe do të hapet në mes të prillit në distriktin Wanchai të Hong Kongut.

Restoranti do të funksionojë në dyqanin katërkatësh Woo Cheong Pawn, një ndërtesë e trashëgimisë në Hong Kong.

Hapësira do t’i kushtohet Italisë së viteve 1960 dhe 1970 dhe gjithashtu kulmit të karrierës kinematografike të Sophia Loren.

Restoranti, si katër të tjerët në Itali, është projektuar nga arkitektja italiane Ivo Maria Rentaelli, e cila ka zgjedhur për dekorim shumë vepra arti me temën e Sophia Loren.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë