Nga Gazeta ‘Si’ - Balenciaga ka nxjerrë në shitje për 4.400 dollarë një byzylyk që duket si ngjitës.
Byzylyku - i krijuar për t'i ngjasuar një rrotulle shiriti transparente - ishte pjesë e koleksionit vjeshtë/dimër 2024-25 të Balenciaga, i zbuluar më 3 mars gjatë Javës së Modës në Paris dhe luan me konceptin e materialeve të paketimit si aksesorë të modës.
@highsnobiety Would you wear this? 🤨 #balenciaga ♬ Imperfect Island - DJ BAI
Ai është komentuar shumë në rrjetet sociale ku komentet përgjithësisht kanë qenë negative.
"Njerëzit e pasur duan të ndihen të varfër aq keq”, shkroi dikush.
Një modele e ka veshur byzylykun në pasarelë. Ajo ishte e veshur me një fustan të gjerë blu, i cili ishte i shtrënguar për t'iu përshtatur trupit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.