Media Galeri

Një koncert ku shpërndahen prezervativë dhe pilula

Nga Gazeta 'Si' - Olivia Rodrigo ka vendosur të promovojë seksin e sigurt dhe kujdesin ndaj riprodhimit në turin e saj botëror. Këtë herë këngëtarja ishte në Missouri dhe personat që ishin aty morën dhuratë prezervativë dhe kuti me pilula 48-orëshe për vajzat (pilulat e emergjencës). Fotot e produkteve u bënë virale në X.

Kjo inisiativë vjen pas luftës që është hapur në disa shtete përfshirë edhe Missourin për të ndaluar abortin nëse nuk rrezikon jetën e nënës.

Rodrigo ka ngritur shpesh zërin në mbrojtje të grave dhe për t’i dalë në krah këtyre nismave, ajo ka vendosur që një pjesë të fitimeve nga turi do i shpërndajë pikërisht për fondacionet që mbështesin lirinë e abortit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë