Nga Gazeta ‘Si’ - Qentë e trajnuar posaçërisht janë në dispozicion në aeroportin e Stambollit për të qetësuar pasagjerët nervozë përpara fluturimit të tyre.
Aeroporti ka zbatuar programin për muajin e kaluar për të ndihmuar në uljen e stresit dhe ankthit tek pasagjerët që kalojnë nëpër terminalet e tij, raportoi Reuters.
Pas reagimeve pozitive nga pasagjerët, operatori i aeroportit IGA dëshiron të zgjerojë projektin, duke rritur numrin e qenve nga 5 në 10 për të rehatuar pasagjerët, tha Abdulkadir Demirtaş, menaxher i përvojës së klientit.
“Udhëtimi mund të jetë stresues. Sipas hulumtimeve, ndërveprimi midis kafshëve dhe njerëzve ul nivelin e stresit dhe ankthit”, tha Demirtas.
Murat Cengiz Koca, një ekspert dhe trainer i sjelljes së qenve që shoqëron qentë në aeroport, tha se kafshët janë të trajnuar që të mos reagojnë ndaj tingujve apo njerëzve.
“Qentë që ne zgjodhëm këtu kaluan një proces dhe stërvitje njëvjeçare. Ata janë sot këtu sepse ishin të suksesshëm”, theksoi ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.