Nga Gazeta Si- Me rastin e festimeve për Ditën e Verës, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa rrugë ku është planifikuar zhvillimi i aktiviteteve.
Në Tiranë do organizohen një sërë aktivitetesh të ndryshme me muzikë, art, lojëra dhe argëtim. Për të garantuar mbarëvajtjen e këtyre aktiviteteve janë marrë masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa prej rrugëve, ku janë planifikuar zhvillimi i aktiviteteve.
Më konkretisht:
1. Kufizimin e qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen e aktiviteteve të organizuara nga Bashkia e Tiranës në kuadër të "Ditës së Verës 2024", në datë 13 Mars 2024 nga ora 12:00 deri në datë 14 Mars 2024 në orën 24:00, në segmentet e mëposhtme:
- Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" nga Ministria e Brendshme deri në fillim të "Ish Hotel Dajti";
- Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" nga Ura e "Ish—Hotel Dajti" deri në kryqëzimin me rrugën "Ismail Qemali";
- Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" nga kryqëzimi i rrugës "Ismail Qemali" deri në kryqëzimin me rrugën "Gjergj Filipi";
- Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" nga kryqëzimi i rrugës "Gjergj Filipi" deri në fillim të sheshit "Nënë Tereza"; -
- Segmenti i rrugës "Pjetër Bogdani" nga kryqëzimi me rrugën "Ibrahim Rugova" deri në kryqëzimin me rrugën "Vaso Pasha", nga ora 12:00 — 23:00;
- Rruga "Ibrahim Rugova" nga kryqëzimi me rrugën "Brigada VIII- të deri në kryqëzimin me rrugën "Ismail Qemali", nga ora 12:00 — 23:00.
2. Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes, si më poshtë:
- Në rrugën "Lek Dukagjini", rrugën "Abdyl Frashëri", rrugën "Andon Zako Çajupi, rrugën "Papa Gjon Pali 11", rrugën "Sami Frashëri", në Bulevardin "Zhan D' Ark dhe Bulevardin "Bajram Curri".
3. Itinerari i lëvizjes së linjave urbane do të vazhdojë lëvizjen si më poshtë:
Linja Nr. 13 "Tirana e Re" dhe Linja Nr. 2 "Teg Sauk i Vjetër — Kopshti Zoologjik — Ish Stacioni i Trenit" do të devijojnë tek sheshi "Ëillson" dhe tek Bulevardi "Zogu I".
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.