Kosova

Opozita kërkon zgjedhje të reja, kritika për qeverinë Kurti: Kosovës i është ndalur ora ndërkombëtare

Nga Gazeta ‘Si’ – Tri subjektet opozitare në Kosovë, PDK, LDK dhe AAK kanë shprehur gatishmërinë për të shkuar në zgjedhje të reja parlamentare.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri para mediave tha se qeveria Kurti duhet të ndërpresë mandatin, pasi sipas tij, po punon vetëm në dëm të interesave të qytetarëve.

“PDK që nga qershori i vitit 2023 nuk voton asgjë në Kuvend për një arsye të vetme sepse kërkojmë t’ia ndërpresim mandatin kësaj qeverie, që është kthyer në dëm të interesave të qytetarëve. Kosovës i është ndalë ora ndërkombëtare. PDK nga qershori i vitit të shkuar kërkon zgjedhje. Jemi të gatshëm t’ia shkurtojmë jetën kësaj qeverie”, tha ai.

Të gatshëm për zgjedhje u shprehën edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se partia e tij është e gatshme çdo herë për zgjedhje.

“Sa i përket zgjedhjeve, LDK është partia më serioze në Kosovë dhe jemi të gatshëm kurdo që të mbahen zgjedhjet të marrim pjesë”, deklaroi ai.

Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, theksoi se zgjedhjet do të mund të shpallen në mesin e gushtit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë