Media Galeri

‘Dua të bëhem prokuror’, PSD vendos manekin me fytyrën e Kurtit para Kuvendit

Nga Gazeta 'Si'-Partia Socialdemokrate ka vendosur para Kuvendit të Kosovës një manekin me fytyrën e kryeministrit Albin Kurti, i veshur me togën e prokurorit ku shkruhet “Dua të bëhem prokuror”.

Veprimi vjen si shenjë proteste kundër ligjit të ri të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Sipas mediave në Kosovë, vërejtje dhe parregullsi po evidentohen në draftin aktual të projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Pa përfshirjen e gjetjeve të Gjykatës Kushtetuese, opinionit të Komisionit të Venecias, e rekomandimet e shoqërisë civile, kjo nismë legjislative po kërkohet që të mos kalojë në Kuvendin e Kosovës.

Organizatat që monitorojnë sistemin e drejtësisë, thonë se reforma në KPK, nuk mund të bëhet duke anashkaluar këto kërkesa.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë