Gazeta Si - Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas denoncimit të Princ Lekës për dhunë në familje nga ish-bashkëshortja e tij Elia Zaharia dhe babai i saj, Gjergj Zaharia.
Në një njoftim, organi i akuzës së kryerqytetit, do të verifikojë edhe publikimin e videos së konfliktit fizik mes Princit dhe Elia Zaharias të rrjedhur në media.
Një ditë më parë, Oborri Mbretëror ka akuzuar Policinë e Tiranës për shpërndarjen e videos, por zyra e shtypit të policisë e mohoi një gjë të tillë.
LEXO EDHE:
- Video / Konflikti fizik në familjen mbretërore mes Elia Zaharias dhe Princit Leka: Ke goditur babain tim 70 vjeç që të ka mbajtur me bukë!
- Kush e publikoi videon e sherrit mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias? Oborri Mbretëror përplaset me Policinë e Tiranës
- Dy muaj pas ndarjes së ‘paqtë’, Princ Leka dhe Elia Zaharia padisin njëri-tjetrin për dhunë. I përfshirë në sherr edhe babai i aktores
Deri më tani rezulton se ky material filmik është depozituar në Prokurori, pasi ka qarkulluar në media të ndryshme.
“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, regjistroi kallëzimin penal nr.2893 për Veprën Penale të parashikuar nga neni 130/4 i Kodit Penal. Materiali është shortuar dhe i është ngarkuar prokurorit përkatës.
Ndërkohë, në lidhje me të dhënat e publikuara në media, ju bëjmë me dije se, nga ana e Prokurorisë kanë nisur verifikimet edhe në lidhje me publikimin e një videoje, provë materiale.
Nga verifikimet e para, ka rezultuar që materiali kallëzues është depozituar në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pasi videoja është publikuar në media të ndryshme dhe rezulton që zarfi ku është administruar prova të mos jetë i hapur.
Në lidhje me rastin në fjalë, është ngarkuar Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për të kryer veprimet hetimore përkatëse”, - thuhet në njoftimin për shtyp të Prokurorisë së Tiranës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.