Politike

Greqia: Dënimi i Belerit ‘rrit shqetësimet’ mbi objektivitetin gjyqësor, e çojmë në Apel

Dënimi nga një gjykatë shqiptare për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës "rrit shqetësimet e ngritura për objektivitetin e procesit", tha të martën Ministria e Jashtme e Greqisë, referuar një artikulli te medias greke Kathimerini

Ministria tha se prezumimi i pafajësisë së Belerit u rrezikua "për shkak të deklaratave dhe veprimeve të jashtme që mbrpnin dënimin", ndërsa dënimi përfundimtar është "qartësisht disproporcional në lidhje me shkallën e veprës së pretenduar".

“Zbatimi selektiv i vendimeve gjyqësore dhe parandalimi i vendimeve gjyqësore nuk janë në përputhje me parimet e shtetit të së drejtës. Qeveria greke do të monitorojë nga afër rastin dhe do të presë një gjykim të drejtë dhe objektiv në Apel”, thuhet në një deklaratë.

Për më tepër, shkruan Kathimerini vendimi për të mos marrë parasysh kohën e kaluar në burg dhe për ta mbajtur atë gjithashtu në burg e pengon kryebashkiakun e zgjedhur të marrë detyrën


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë