Shqipëria do të përfaqësohet në eventet ndërkombëtare të turizmit me një logo të re zyrtare dhe nën sloganin "Albania All Senses".
Logoja është e konceptuar grafikisht si një imazh që përcjell trajtat e relievit dhe ngjyrat e natyrës.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro publikoi në rrjetet e saj sociale logon e re me sloganin "Albania All Senses" i cili synon që Shqipëria të perceptohet tek vizitorët me të gjitha potencialet, ngjyrat e ndjesitë e saj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.