Sociale

Nga Shkodra në Korçë, rikthehen reshjet e dëborës në disa qytete të vendit

Gazeta Si - Në këtë fillim marsi, reshjet e dëborës kanë përfshirë disa zona të vendit, nga veriu në jug. Dëbora kanë mbuluar mëngjesin e kësaj të marte disa zona në qarkun e Shkodrës që ndodhen në lartësi mbi 1000 metra.

Sipas të dhënave nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, në akset Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Botë-Theth, reshjet kanë qenë të dendura në lartësinë mbi 1300 metra.

ARRSH noftoi se është kryer kriposja e rrugëve dhe deri tani nuk raportohet për probleme në qarkullim.

Reshjet bore ka pasur edhe në juglindje të vendit dhe kryesisht lartësitë mbi 800 metër edhe pse jemi në ditët e para të muajit mars.

Zona e Dardhës dhe fshati turistik janë sërish nën bardhësi pasi gjatë natës ka rënë rreth 10 cm borë.

Aksi Korçë-Boboshticë-Dardhë është i hapur gjithashtu, ndërsa nuk raportohen problematike as në rrugët e tjera nacionale apo rurale.

Edhe në Gjirokastër, zonat të cilat ndodhen mbi 800 m janë mbuluar nga bora në të gjithë qarkun, duke sjellë një pamje panoramike.

Qafa e Çajupit drejt Zagorisë ka rreth 5 cm borë, por është e kalueshme për mjetet që përshkojnë fshatrat e krahinës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë