Media Galeri

Nuk donte të bënte pis atletet, Dj Khaled detyron truprojat ta mbajnë në krahë

DJ Khaled është mbajtur në krahë nga dy truproja vetëm që mos t’i bëheshin pis atletet e tij Air Jordan për koncertin që do të mbante në Miami.

48-vjeçari këmbënguli që ai të transportohej në krah nga makina e tij në një kamion dhe më pas në skenë, për të shmangur ngjitjen e rërës tek atletet.

Por fansat nuk e pritën mirë veprimin e tij duke komentuar “Prova se paratë nuk të bëjnë më pak injorant”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë