Moti

Pasdite theksohen vranësirat. Temperaturat deri në 18°C

Nga Gazeta ‘Si’- Orët e paradites do të jenë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në bregdet dhe në shumë qytete të zonës së ulët ndërsa në zonat malore do të ketë kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta.

Parashikohet që në orët vijuese vranësirat gradualisht të shtrihen në të gjithë territorin shqiptar, ku më të theksuara do të jenë në zonat malore veriore – verilindore, por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në orët e mëngjesit por do të mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera më e ulët e shënuar në Pukë deri në 18°C vlera maksimale në rang territori që do të shënohet në Fier dhe Lushnje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë