Nga Gazeta ‘Si’- Do të vijojë qarkullimi i masave ajrore nga Perëndimi i Europës në vendin tonë duke kushtëzuar mot të kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat veriore dhe verilindore, megjithatë nuk priten reshje. Parashikohet që orët e mbrëmjes dhe natës të mbeten nën ndikimin e motit të qëndrueshëm ku kthjellimet do të jenë prezente në të gjithë Shqipërinë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje me 1 -2 gradë C si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 3 C deri në 22°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Jugperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.
Java
Kjo javë do të jetë e përfshirë nga nja mot i qëndrueshëm kryesisht gjatë paradites, ndërsa pasdite mund të ketë vranësira të shoqëruara herë pas herë edhe me reshje shiu.
Nga dita e enjte dhe e premte vranësirat do të jenë akoma më prezente në të gjithë territorin, duke gjeneruar reshje në zonat malore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




