Nga Gazeta ‘Si’- Në Asamblenë e PS e cila po zhvillohet me dyer të mbyllura, i pari ka raportuar qarku i Tiranës.
Rama ka pasur qëndrim kritik ndaj degës së PS në Kavajë dhe Rrogozhinë, pasi ka gjykuar se nuk është punuar siç duhet. Kavaja është një ndër bashkitë që PS humbi në zgjedhjet lokal
Ministrja e shëndetësisë, Albana Koçiu, e ngarkuar me mbikqyrjen e këtyre dy qyteteve ka bërë një raport kritik për mbarëvajtjen e punës dhe mosfunksionimin e organizatës në këto qytete.
Sipas burimeve, menjëherë pas vërejtjeve të ministres së shëndetësisë, ka rimarrë fjalën kryeministri Edi Rama i cili ka kërkuar nga drejtuesi i qarkut Erion Veliaj, emrat e anëtarëve dhe drejtuesve të degëve që nuk kanë bërë aq sa duhet, për të marrë masa ku nuk përjashtohet as lëvizja e tyre nga pozicionet që ata kanë në degët e PS.
Rama i është drejtuar Veliajt me fjalët: “Ç’janë këto mbledhje kot që bën, je bërë si OJF”- duke iu referuar organizimit të keq të punës.
Analiza ka nisur me Tiranën, më pas Berati, Shkodra, Lezha e Fieri.
Mësohet se ministri Taulant Balla ka përjashtuar një nga anëtarët e strukturave të qarkut Fier pasi nuk ka bërë detyrat që i takon.
Rama ka shprehur rezerva dhe për performancën dhe angazhimet e socialistëve të cilët pasi kanë lënë karriget e ministrave kanë zbehur angazhimin e tyre.
Si shembull ka sjellë rastin e ish ministers Olta Xhaçka duke theksuar se nuk ka asnjë postim në rrjetet e saj sociale.
Ndërkohë, jo i kënaqur ka qenë edhe me punën e drejtueses politike Elisa Spiropali, ku performanca e saj është vlerësuar në masën 45%.
Por nuk ka qenë vetëm Erion Veliaj shenjestra e Edi Ramës. Kryetari i PS e quajti dështim Kavajën, sikurse kritikoi ashpër edhe shifrat që i servirnin drejtuesit e qarqeve dhe koordinatorët e PS-së për analizat post zgjedhjeve të 14 majit dhe organizimin e PS-së në bazë këto muaj që pasuan zgjedhjet lokale. Rama mori si shëmbull Vlorën ku ka një rënie si të punës në bazë dhe të votuesve socialistë ditën e zgjedhjeve. Në raportimet e shkruara gjithçka shkonte shumë mirë, mbledhjet e organizatave baze bëheshin me pjesëmarrje të plotë, me 15-17 anëtarë, ndërkoë që Rama për të njëjtën mbledhje numëroi në foto vetëm shtatë socialistë në një organizatë. Pikërisht këto gënjeshtra, siç I quajti ai, Rama kërkoi një analizë më të detajuar dhe të qartë dhe për këtë qëllim vendosi mbledhjen e radhës në 16 mars, ku premtoi se do të vendoste detyra të qarta, dhe do të caktoheshin me emra konkretë njerëzit në çdo qark, bashki e qytet.
Natyrisht, edhe në këtë Asamble Rama nuk i kurseu batutat dhe ironinë me Pandeli Majkon dhe Ulsi Manjën. Majko raportoi për Tiranën, duke përfshirë jo vetëm pjesën pozotive por edhe mangësitë e partisë në disa zona. Duke mos dalë nga natyra, Majko kërkoi ta kalojë me batutë situatën duke thënë me humor se ndonjëherë na duket si ajo shprehja “Ishim më mirë kur ishim më keë dhe jemi më keq kur jemi më mirë”. Rama ia mbajti shënim humorin, dhe gjatë ndërhyrjes së tij iu drejtua Majkos jo pa ironi, “po ty Pandi, se nuk na the si të duket vetja, më mirë apo me keq?!” me një referencë për shifrat në rënie.
Ndërsa raportonte punën e ti, Ulsi Manja kërkoi që PS të ketë broshura të shkruara se çfarë është bërë nga qeverisja sepse njerëzit e partisë në bazë duan ti dijnë arritjet në mënyrë që ti propagandojnë në publik. Pas ndërhyrjes së zëvendëskryeministres Balluku, që tha se ato janë të publikuar dhe njerëzit e PS i dijnë arritjet, por nuk punojnë sa duhet për ti shpërndarë në elektorat, Rama nuk e mbajti ironinë edhe me ministrin e tij të drejtësisë. “Duke iu kthyer arritjeve që duhet tut hemi njerëzve – tha Rama- Ulsiu mund të na tregojë përshëmbull se si e ka përmirësuar ai sistemin e burgjeve”.
Shëmbulli që solli Belinda Balluku për zonën e saj kur tha se e kishte hapur partinë edhe për njerëz që vinin nga e djathta dhe që kishin sjellë më pas vota për PS-në, e ngacmoi Ramën të këmbëngulë për të parë përtej gardhit socialist. Rama tha se duhej të bëhej kujdes me punësimet, që nuk duhet të jenë partiake, por sipas meritës, pasi afrimi i të gjitha shtresave do të forconte PS në zgjedhjet e ardhshme. “Nga sot deri pas një viti e gjysëm nuk e dijmë se çfarë do të ndodhë, e kundërshtari politik në zgjedhje nuk do të jetë ky që është aktualisht, por und të jetë shumë më i fortë, prandaj duhet të jemi të përgatitur”, porositi ai anëtarët e Asamblesë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.