Njerëzit largohen nga territori i Masisi-t, pas përleshjeve midis rebelëve të M23 dhe forcave qeveritare. Konflikti po bëhet edhe më i rrezikshëm, pas trazirave që po zgjasin me ditë të tëra dhe kanë lënduar dhjetëra persona.
Nga Gazeta ‘Si’- Nga protestat e fermerëve në Europë tek lufta e gjatë në Ukrainë, këto janë fotot e javës nga e gjithë bota përzgjedhur nga Reuters
Fermerët protestojnë dhe kërkojnë kushte të drejta për sektorin e bujqësisë.Zjarrfikësit shpëtojnë një grua nga një kamp i njerëzve të pastrehë, i cili u rrethua nga përmbytjet e lumit Santa Ana. Moti i rënduar la pas shkëtërrim, teksa pati vërshime të shumta, erëra të forta dhe shi të rrëmbyeshëm. Shumë pemë u rrëzuan dhe rrëshqitjet e dheut dëmtuan shtëpitë dhe groposën automjetet. Nga e gjithë kjo katastrofë, 3 persona humbën jetën, si pasojë e rrëzimit të pemëve.Një bombardim izraelit tronditi njerëzit në Rafah. Benjamin Netanyahu konfirmoi se Forcat e Mbrojtjes Izraelite kanë marrë urdhër për të nisur operacionin në Rafah, ku aktualisht strehohen 1.4 milionë njerëz, të zhvendosur nga i gjithë territori i Gazës.Një i ri gjuan në portë, ndërsa luan futboll në një fushë me pluhur.Banorët shohin zonën e dëmtuar nga raketat ruse. Lufta në Ukrainë është bërë më e ashpër, për shkak se Rusia ka shtuar sulmet me dronë dhe raketa, të cilat kryesisht e kanë prejardhjen nga Irani.Një grua kërkon për sendet e saj nga mbetjet e ndërtesave, të shkatërruara nga sulmet ajrore izraelite në rrugën “al-Mukhabarat”.Tym dhe llavë që burojnë nga një shpërthim vullkanik në periferi të qytetit Grindavík. Banorët e qytetit janë evakuuar, ndërsa rrjedha e llavës dëmtoi tubacionet e ujit me bazë termike në jug të Reykjavik, duke ndërprerë furnizimin me ujë të nxehtë për më shumë se 20,000 njerëz. Agjencia e Mbrojtjes Civile ngriti alarmin për gjendje emergjence. Një grua kundron nga dritarja e një shtëpie të shkatërruar pas bombardimeve izraelite. Qysh prej 7 tetorit të vitit 2023, në Gaza janë vrarë mbi 27,000 palestinezë dhe janë lënduar më shumë se 67,000 të tjerë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.