Media Galeri

Java e modës në Nju Jork, Tommy Hifliger prezanton koleksionin e ri vjeshtë/dimër 2024

Tommy Hilfiger zgjodhi barin historik brenda Grand Central Terminal të Mahnatan, “Oyster Bar” për të prezantuar koleksionin e tij të ri vjeshtë dimër 2024.

Në çdo veshje spikat tre kolori i Tommy Hilfiger, e kuqja, e bardha dhe bluja, në një miksim të kontemporanes dhe klasikes elegante, në xhinse, këmisha, pardesy apo pallto dimërore.

Por veç të kuqes blusë dhe të bardhës, stilisti amerikan sugjeron ngjyrat kamel dhe ushtarake. Thuajse 50 brende të huaja do të prezantojnë koleksionet e tyre të reja në javën e modës në Nju Jork që do të zgjasë deri në 14 shkurt.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë