Sociale

Moti i keq, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla dhe anijet e transportit në Durrës e Vlorë

Gazeta Si - Për rreth katër ditë lundrimi në Durrës do të pezullohet për shkak të motit të keq, ndërsa pritet që të ketë një përmirësim të situatës në 12 shkurt.

Kjo fundjavë do të shoqërohet me erëra të forta, ku shpejtësia mund të arrijë deri në 70 km/orë. Për pasoja janë paralajmëruar edhe problematika në trafikun detar.

Gjithashtu njoftohet se lundrimi është pezulluar edhe në Vlorë prej ditës së sotme. Kjo për shkak të situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit.

Këto masa janë marrë me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike. Nga autoritetet kërkohet bashkëpunimi i të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port  dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë