Shendet

Shëndeti mendor, 50% të shqetësimeve shfaqen para moshës 18 vjeçare

50% e të gjitha çrregullimeve mendore shfaqen në moshën 18 vjeç, 62% në moshën 24 vjeç, prandaj është e nevojshme të fokusohemi në ndërhyrjet e hershme që lejojnë shërimin.

Kjo u nënvizua nga Sinpf (Shoqëria Italiane e NeuroPsikoFarmakologjisë), në përfundim të kongresit kombëtar.

“Ne duhet të mundohemi të shpëtojmë të rinjtë nga problemet e shëndetit mendor duke ndërhyrë herët”, thonë Claudio Mencacci dhe Matteo Balestrieri, presidentë të Sinpf.

Ato thonë se shëndeti mendor fillon para konceptimit, prandaj “duam të shikojmë përtej, të promovojmë parandalimin parësor dhe dytësor. Ne duam të flasim për depistimin pasi problemet e shëndetit mendor nënvlerësohen”.

Në analizë merret edhe përdorimi i ilaçeve, të cilat në shumë raste, edhe në ato të nevojshme shihen si tabu, ndërkohë që nga ana tjetër ka dhe një hendek të madh të keqpërdorimit të tyre.

Ne përfundim të kongresit rezultoi gjithashtu se sot, kryesisht adoleshentët, arrijnë t’i marrin pa një recetë në treg të zi, dhe përdorimi është shpesh për arsye që s’kanë të bëjnë me kurimin, por me faktorë të tjerë si rritje performance në nivel shkollor, për gjumë dhe qetësi, apo edhe për entuziazëm e rezistencë nëpër festa.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë