Media Galeri

Loja unike/ ‘Dhoma’ më e vogël e arratisjes në botë

Frika për t'u varrosur i gjallë dhe i bllokuar në një arkivol u bë më e prekshme  në lojën e zhvilluar nga kompania spanjolle Horror Box në Barcelonë.

Pjesëmarrësit kanë 30 minuta kohë për t'u çliruar nga brenda një arkivoli duke zgjidhur enigma përmes punës ekipore me partnerin e tyre në një arkivol ngjit, duke komunikuar përmes altoparlantëve.

Miriam Castella, aktore 22-vjeçare e përzgjedhur nga kompania për të demonstruar lojën, pranoi se ndihej "pak e frikësuar" pasi kapaku i arkivolit u mbyll.

Partneri i saj, balerini 39-vjeçar Carlos Granedo, tha se ai kishte marrë pjesë në rreth 15 dhoma arratisje më parë, por e përshkroi këtë përvojë si unike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë