Në një autobus të vjetër i vitit 1981, kroati Josip Matuliç, i apasionuar pas makinave të vjetra, fton vendasit për një udhëtim falas rreth qytetit bregdetar të Splitit gjatë fundjavave. Të ketë një autobus ‘retro’ ka qenë gjithmonë një ëndërr për 27-vjeçarin Matuliç, i cili gjithashtu punon si shofer autobusi në një kompani lokale gjatë ditëve të javës.
Ai gjeti një “MAN SU 220”, 43-vjeçar, në një ankand në Dubrovnik, kur ishte ende në përdorim deri në pandeminë e koronavirusit në 2020. Edhe pse autobusi në përgjithësi është në gjendje të mirë, vetëm gomat e reja kushtojnë 20,000 kuna ose 2660 euro.
Matuliç nuk i reklamon shërbimet e tij, ai thjesht takon pasagjerët në stacionet e autobusëve, u thotë se ku po shkon dhe i merr në bord.
“Ka shumë reagime. Disa nxjerrin menjëherë celularët dhe bëjnë video, ndërsa të tjerët më shikojnë duke kaluar me habi”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.