Një burrë që së fundmi është diagnostikuar me sëmundjen Alzheimer ka shkruar një këngë për të kujtuar dashurinë e tij për gruan e tij.
Mick Smith është një këngëtar country, nga Syston në Leicestershire, dhe performon në grupin mbështetës të personave me demencë, ‘Thrummy Drummers’.
Ai shkroi këngën, ‘Gjithmonë së bashku’, për gruan e tij prej afro 60 vitesh, Dianën, në javën kur u diagnostikua zyrtarisht.
“Është kaq e rëndësishme për mua që ne jemi bashkë. Nëse ajo do të largohej nga bota ime tani, unë nuk do të vazhdoja", thotë Smith.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.