Media Galeri

A është Angela Markel? Skulptura e një gruaje të zhveshur nxit debat në Gjermani

Nga Gazeta 'Si'-A është kancelarja apo jo? Një skulpturë gjigante e një gruaje të zhveshur dhe të mbuluar me pak dëborë ka shkaktuar zemërim te CDU në Hamburg. A bëhet fjalë për 69-vjeçaren Angela Merkel? Në çdo rast, ngjashmëria është befasuese.

Mega-Merkel e supozuar është ulur në një kontejner pranë teatrit ‘Thalia’ në Hamburg-Altona.

“Të gjithë mendojnë se është Merkel. Kush tjetër do të ishte?", thotë një fqinj duke qeshur. 

Por a tregon kjo plastikë gjigante ish-kancelaren?

Fakt është se figura ishte dikur pjesë e një drame të George Buechner me titull “Vdekja e Dantonit”. Por pa kokë. Një zëdhënëse e teatrit tha se trupi i gruas iu shit më vonë pronarit të godinës ku është vendosur teatri. Ai duhet të ketë vënë kokën e Merkel mbi të.

Ky nuk është një mesazh politik nga ana jonë”.

Por çfarë mesazhi dëshiron të shprehë pronari aktual me ‘artin e Merkel’? Nuk dihet. Ai nuk iu është përgjigjur pyetjeve të BILD.

Një gjë është e qartë: Merkel lakuriq në dëborë nuk ka pse të largohet, sado ofenduese të jetë ajo. Një zyrtare e qarkut thotë se ‘arti është art’.

“Nuk më pëlqen kjo statujë dhe është mungesë respekti, por e respektoj lirinë artistike për aq kohë sa ajo nuk cenon vlerat tona thelbësore demokratike”, tha një zyrtare e qarkut. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë