Nga Gazeta 'Si' - Çdo vit një ritual çuditërisht pak i njohur zhvillohet në qytetin e vogël spanjoll të San Bartolome de Pinares. Ky ritual rreth 500-vjeçar, Luminarias, praktikohet nga dashamirësit e kuajve të qytetit. Objektivi i ritualit supozohet se është të pastrojë dhe mbrojë çdo kalë të përfshirë.
Banorët ndezin zjarre nëpër rrugë, pastaj kalorësit kalojnë me kuajt e tyre përmes zjarreve. Sipas një kalorësi kuajt nuk dëmtohen sepse bishti i tyre është i mbuluar dhe kafshët djersiten ndërsa kalojnë nëpër flakë, kështu që lagen dhe nuk digjen. Veterinaret ekzaminojnë kuajt më pas dhe konfirmojnë se nuk janë dëmtuar fizikisht.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.