Sociale

Reshjet e shiut, inertet bllokojnë rrugët në Kukës dhe Tropojë

Nga Gazeta Si- Gjatë natës ka pasur reshje shiu me intensitet sidomos në zonën Veriore të vendit, duke sjellë rënie gurësh e materialesh në trup të rrugës në segmentet Dushaj-Sheshi i Trageteve-Lekbibaj, Hani i Hotit-Tamarë, Bogë-Theth, Ura e Zapodit-Shishtavec, Elbasan-Librazhd.

Tashmë rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht.

Problemet më të theksuara kanë qenë në Kukës dhe Tropojë. Në Kukës, të gjitha rrugët nacionale kanë qenë nën trysninë e rënies së gurëve, inerteve dhe dherave, si dhe dalje të ujërave në rrugë.

Ndërsa në Tropojë, ka pasur prurje të mëdha të përrenjëve dhe lumenjve të cilat kanë vërshuar në rrugë, objekte dhe tokave bujqësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë