Njerëzit që luajnë videolojra janë në rrezik të dëmtimit të dëgjimit të tyre për shkak të niveleve të zërit, ka zbuluar një studim.
Rishikimi i ri sugjeron që lojtarët luajnë për periudha të gjata kohore me volumin e ngritur, përtej kufijve të sigurisë.
Në studim thuhet se kjo mund të kontribuojë në humbjen e pakthyeshme të dëgjimit ose mund të krijojë një zhurmë të vazhdueshme në vesh.
Punimi, i botuar në BMJ Public Health, shqyrtoi 14 studime të cilat në total përfshinin më shumë se 50,000 njerëz.
Sigurisht, lojtarët mund të ulin volumin gjatë lojës për të minimizuar rrezikun, por studimi sugjeron se një pjesë e problemit është kohëzgjatja e kohës që njerëzit kalojnë duke u ekspozuar ndaj zhurmave të larta.
Për shembull, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se të rriturit mund të ekspozohen në mënyrë të sigurtë ndaj 80 decibel (dB) për 40 orë në javë dhe mbi këtë nivel, sasia e sigurt e ekspozimit ndaj zhurmës bie me shpejtësi.
Të rriturit duhet të dëgjojnë vetëm 85 dB për katër orë në javë dhe 90 dB për një orë e 15 minuta në javë, sipas udhëzimeve të OBSH-së. Për fëmijët, pragjet janë edhe më të ulëta.
Një nga studimet zbuloi se nivelet mesatare të zhurmës së kufjeve në katër lojëra ishin midis 88.5 dhe 91.2 dB.
Një studim tjetër zbuloi se tingujt e të shtënave në videolojëra arrijnë deri në 119 dB.
Disa studime gjetën lidhje midis lojës dhe humbjes së dëgjimit, ndërsa të tjera e lidhën aktivitetin me zhurma në veshë.
Autorët pranojnë se duhet bërë më shumë kërkime për të krijuar një lidhje më të fortë midis lojërave dhe humbjes së dëgjimit.
Sipas statistikave, në vitin 2022 rezultojnë rreth 3 mld të apasionuarit pas videolojërave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




