Shendet

Më pak i dhimbshëm se kimioterapia, ilaçi i ri kundër kancerit jep shpresë

Disa fëmijë me kancer po marrin një lloj të ri trajtimi me ilaçe shumë më i butë se kimioterapia, duke qenë se nuk ka efektet anësore e kimios.

Arthur, 11 vjeç, është një nga të parët që e provoi atë, në spitalin Great Ormond Street të Londrës.

Arthur vuan nga kanceri dhe familja e tij e quan terapinë “pak dritë dielli”, pasi funksionoi pa e bërë Arthurin të ndihej shumë më i sëmurë.

Dhe për shkak se mund të jepej në lëvizje, dhe jo vetëm në spital, ai kaloi më shumë kohë në shtëpi me familjen e tij.

Për Arthurin, blinatumomab ose blina ishte opsioni i tij i vetëm pasi kimioterapia kishte dështuar në pastrimin e të gjithë kancerit dhe e kishte lënë atë shumë të dobët.

Blina tashmë është e licencuar për të trajtuar të rriturit me kancer dhe ekspertët shpresojnë të tregojnë se mund të ndihmojë në mënyrë të sigurt edhe fëmijët.

Rreth 20 qendra në mbarë Mbretërinë e Bashkuar po e përdorin ilaçin për fëmijët me leuçemi limfoblastike akute të qelizave B.

Ilaçi është një imunoterapi që kërkon qelizat e kancerit në mënyrë që sistemi imunitar i trupit t’i njohë dhe shkatërrojë ato.

Dhe kjo ‘gjueti’ i lë qelizat e shëndetshme të paprekura, ndryshe nga kimioterapia.

Blina vjen në një qese me lëng të administruar përmes një tubi të hollë plastik që qëndron në venë në krahun e pacientit për shumë muaj.

Një pompë që funksionon me bateri kontrollon se sa shpejt ilaçi rrjedh në qarkullimin e gjakut dhe një qese mund të zgjasë disa ditë.

I gjithë kompleti mund të mbahet në një çantë shpine më të vogël se një libër shkollor, duke e bërë atë plotësisht të lëvizshëm.

Për Arthurin, kjo do të thoshte se ai mund të bënte gjëra të tjera, si të luante në park ndërkohë që vazhdonte trajtimin.

Dhe ndryshe nga kimioterapia e tij intensive, e cila gjithsesi kishte pushuar së funksionuari, nuk e bënte atë shumë të dobët për të shijuar ditët e tij.

Mjekët thonë se blina mund të zëvendësojë pjesë të mëdha të kimioterapisë, ndoshta deri në 80% të saj.

Mjeku Ajay Vora thotë se kimionterapia vret qelizat kancerogjene por gjithashtu edhe qelizat normale dhe prandaj pacientët janë të pafuqishëm gjatë kimioterapisë.

“Ndërkohë Blinatumomab është një trajtim më i butë dhe nuk jep efekte anësore”, thotë Vora.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë