Në fshatin Orllan të Podujevës, një tufë drerësh thyejnë qetësinë e këtij fshati piktoresk. Këto janë kafshët e fermës së familjes Tullari. Ferma shtrihet në një sipërfaqe prej shtatë hektarësh. Radio Evropa e Lirë më 11 janar vizitoi fermën dhe ju sjell këto fotografi të bukura të drerëve./REL/
Një shtresë e bardhë bore kishte mbuluar fshatin Orllan në Podujevë më 11 janar. Zhurmat e vrapimeve të shpejta të drerëve thyenin qetësinë e këtij fshati piktoresk.Skaj shtëpisë së tyre, familja Tullari ka një fermë ku rrit drerë.Agron Tullari që kryesisht kujdeset për drerët, i quan krijesa të dashura për njerëzit.Rritjen e drerëve familja Tullari e nisi si zanat para 10 vjetësh.Drerët dhe drenushat në këtë fermë, janë të llojeve të ndryshme por dominojnë raca skandinave dhe evropiane.Përveç tufës së drerëve në fshatin Orllan, familja Tullari ka një tufë tjetër më të madhe në fshatin Sharban.Synimi i familjes Tullari është rritja e numrit të drerëve dhe për këtë merren edhe me shtimin e tyre.Përveç ushqimit që sigurojnë në natyrë, drerët duhet të ushqehen çdo ditë, sidomos gjatë dimrit.Këto kafshë të bukura i ndërrojnë çdo vit brirët, pas fazës së mbarsjes.Gjatë kësaj faze këto kafshë janë pak më agresive.Në mbarë botën ka mbi 60 lloje drerësh.Disa raca drerësh mund të kërcejnë deri në 10 metra lartësi dhe janë notues shumë i mirë.Drerët e egër në malet e Kosovës janë ndër speciet më të rrezikuara nga gjuetia ilegale.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.