Swarovski ka prezantuar dylbitë inteligjente që arrijnë të identifikojnë zogun që po shikoni.
E vetmja gjë që ju duhet të bëni është të drejtoni pajisjen drejt një zogu dhe të siguroheni që pamja të jetë në fokus dhe më pas shtypni një buton veprimi. Brenda pak sekondash, sistemi do të shfaqë emrin e zogut mbi pamjen tuaj. Tek dylbitë janë të regjistruar mbi 9000 lloje të etiketuara.
Dylbitë kanë gjithashtu GPS të integruar për të ndihmuar procesorin të dijë llojin e specieve që mund të shikoni bazuar në vendndodhjen tuaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.