Media Galeri

Kur arti dhe natyra takohen në rrugët e Parisit

Veprat "Petite Nature" e artistit Steeve Salvat fillojnë me lule dhe bimë të thara të mbledhura nga pyjet dhe fushat përreth Parisit. Artisti vizaton krijesa rreth tyre, duke u fokusuar te kafshët e vogla.

"Për mua, një mi apo një zog janë po aq të rëndësishëm sa një luan apo një panda," thotë ai.

Këto vizatime ai i ka bërë kudo në rrugët e Parisit.

“Herën e parë që bëra një pikturë në rrugë ishte një ndryshim i lojës: më bëri të kuptoj se sa i ndryshëm ishte ndikimi i vizatimeve të mia kur ato janë tre metra të larta në një rrugë të bukur. Është gjithmonë kënaqësi të ndash një moment me njerëzit që kalojnë kur puna është në vazhdim e sipër.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë