Dëmet e shkaktuara nga tërmeti i kësaj jave, Japoni. Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, tha se vendi po përballet me një betejë kundër kohës për të shpëtuar të prekurit.
Nga Gazeta ‘Si’-Nga pasojat e tërmetit që goditi Japoninë tek festa tradicionale e Vitit të Ri, këto janë ngjarjet kryesore të javës të sjella nga Reuters përmes fotove.
Një grua me një pëllumb në shpinë nderon Yemanja-n, perëndeshën e detit, gjatë një feste tradicionale të Vitit të Ri në plazhin Copacabana.Zyrtarët inspektojnë rrënojat e djegura të një avioni pasagjerësh të Japan Airlines. I gjithë ekuipazhi dhe pasagjerët në bordin e avionit mbijetuan.Palestinezët mbajnë trupin e një gruaje të vrarë nga një sulm izraelit në një shtëpi në kampin e refugjatëve Maghazi.Palestinezët strehohen në një kamp.Uji mbulon terrenin e një sheshi lojërash për fëmijë pas shiut të dendur të shkaktuar nga stuhia Henk.Palestinezët e plagosur në bordin e anijes franceze Dixmude, e cila është ankoruar në portin egjiptian të Al-Arish dhe shërben si spital.Estephania Mendez, një emigrante meksikane, e cila është shtatzënë në muajin e nëntë, ndihmohet nga një shoqe për të kaluar Rio Bravo për të kërkuar azil në SHBA. Kanae Yamazaki shikon shtëpinë ku u rrit. Nëna e saj ishte në shtëpi gjatë tërmetit, por i mbijetoi për mrekulli shembjes së ndërtesës.Bibi, 14 vjeç, ulet me tufën e dhive të familjes së saj në mjegullën e mëngjesit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.