Media Galeri

Moti ekstrem në Suedi / Mbi 1000 makina të ngecura në dëborë prej 24 orësh

Nga Gazeta ‘Si’- Forcat e armatosura suedeze po shpërndajnë ushqim dhe ujë në rreth 1000 makina dhe kamionë të ngecur në dëborë prej rreth 24 orësh.

Ekipet e shpëtimit thanë se po punonin për të çliruar njerëzit e ngecur në rrugën kryesore E22 në zonën Skane të Suedisë jugore.

Shumë prej të bllokuarve u evakuuan nga ekipet e shpëtimit dhe u tha të ktheheshin në makinat e tyre më vonë.

Moti ekstrem i ftohtë ka goditur disa pjesë të Suedisë, Finlandës dhe Norvegjisë, dhe stuhitë e borës në Danimarkë kanë lënë shoferët të bllokuar në një autostradë pranë Aarhus që nga e mërkura.

Stacioni i motit Kvikkjokk-Arrenjarka në veri të Suedisë regjistroi natën e tij më të ftohtë në 25 vjet të martën mbrëma, me temperatura që ranë në -43.6C.

"Është kaos total," tha zëdhënësja e policisë Evelina Olsson.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë