Media Galeri

Mijëra vetë marshojnë në Stamboll, kërkojnë armëpushim të përhershëm në Gaza

Mijëra njerëz janë mbledhur për një ngjarje të titulluar “Mëshirë për dëshmorët tanë, mbështetje për Palestinën, mallkim për Izraelin” në disa xhami gjatë lutjeve të mëngjesit për t’iu bashkuar një procesioni të organizuar nga një OJQ e Turqisë.

Sipas mediave të huaja, në këtë aktivitet morën pjesë 308 organizata joqeveritare (OJQ).

Pas lutjeve të mëngjesit në disa nga xhamitë kryesore të Stambollit të hënën, pjesëmarrësit u mblodhën në oborret e xhamisë, duke u lutur “për dëshmorët dhe palestinezët që humbën jetën në sulmet izraelite”. /Telegrafi


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë