Me ar dhe diamante, panetonia më e shtrenjtë në botë kushton 700 mijë euro
15:55 - 27 Dhjetor 2023
Në zemër të Torinos, Itali, shitet panetonia më e shtrenjtë në botë. Kjo bukë e ëmbël italiane, që konsumohet veçanërisht për Krishtlindje dhe Vitin e Ri, tashmë është kthyer në një simbol të luksit ekstrem, e mbuluar me fletë ari 23 karatësh dhe e zbukuruar me diamante.
Panetonia më e shtrenjtë në botë, me vlerë 700 mijë euro, iu dha si dhuratë martese nga një biznesmen indian mbesës së tij, e cila ra në dashuri me pjatën ndërsa studionte në Itali.
Krijuesi i “kryeveprës” është pastiçieri me origjinë gjermane Dario Hartvig, të cilit iu deshën tre ditë për ta bërë.
Për të, megjithatë, luksi është bërë zakon. Ai e filloi udhëtimin e tij emocionues në botën e kuzhinës në moshën 14-vjeçare dhe talenti, pasioni dhe përkushtimi i tij e kanë ngritur lart reputacionin e tij në skenën e kuzhinës italiane.
Pastiçeria në jug të Torinos, Itali, ka tërhequr prej disa vitesh miliarderë. Dhjetë vjet më parë, një manjat rus porositi një tiramisu me çmim 80.000 euro. Miliarderi, i cili u bë klient i rregullt, më pas i kërkoi një panetone luksoze, me gështenja të ëmbëlsuara dhe diamante, me çmimin prej 500 mijë eurosh.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.