Krishtlindja i ka sjellë qytetit të Beratit një atmosferë krejtësisht të veçantë.
Skena biblike dhe imazhe nga thesari ikonografik i muzeut “Onufri” në Berat, “veshën” lagjen e Mangalemit.










Mbi lagjen karakteristike u projektuan nga pikturat më të famshme të piktorit Gustav Klimt, Onufri, Erblina Karalit etj. Këto vepra arti ishin pjesë e projeksioneve të dritave që u shfaqen në projektin “Mangalem’s Shades” (Hijet e Mangalemit).
“Një eksperiencë e paharrueshme ju pret prandaj ju presim të gjithëve në Berat”, shkroi kryebashkiaku Ervin Demo, në faqen e tij, në rrjetet sociale. Spektakli i projeksioneve mbi Mangalem do të vazhdojë edhe mbrëmjen e sotme./ATA/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




