Rreziku i infertilitetit tek një grua rritet me 3 për qind për çdo centimetër shtesë që ajo ka rreth belit, sipas një studimi të fundit.
Studiuesit analizuan të dhënat e 3200 grave në SHBA të moshës 18-45 vjeç, të cilat u pyetën për historinë e tyre të fertilitetit dhe që dhanë informacione për shëndetin e tyre dhe sa ushtrojnë.
Analiza zbuloi se perimetri i belit ishte i lidhur me infertilitetin ku për çdo 1 cm rritje, rreziku i infertilitetit rritej me 3 për qind.
Gratë që kishin një perimetër të belit prej 60 cm kishin shkallën më të ulët të infertilitetit, ndërsa gratë, beli i të cilave ishte 160 cm e lart kishte më shumë gjasa të raportonin infertilitet.
Pjesëmarrëset që kishin perimetrin më të lartë të belit kishin më shumë se dyfish rrezik për infertilitet.
Megjithatë, ‘aktivitetet e moderuara’ duket se kanë një ndikim pozitiv për të mos vuajtur nga infertiliteti.
Shembuj të aktiviteteve me intensitet të moderuar përfshijnë ecjen e shpejtë.
Duke shkruar në revistën Plos One, ekipi tha se “Perimetri i belit është një parashikues i infertilitetit femëror, i pavarur nga BMI”.
“Gratë që përpiqen të mbeten shtatzënë mund të rrisin shanset e tyre për të mbetur shtatzënë duke monitoruar perimetrin e belit të tyre dhe duke u angazhuar në aktivitete të moderuara”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




