Media Galeri

Përmbytje masive në Australi, dalin krokodilët qyteteve

Reshjet rekord kanë shkaktuar përmbytje më të mëdha në historinë e rajonit australian të Queenslandit.

Mijëra njerëz janë evakuuar, ndërsa të tjerë kanë mbetur të bllokuar. Imazhet nga rajoni tregojnë avionë nën ujë në aeroportin e Cairns, një krokodil që shihet në mes të një qyteti dhe njerëz që largohen nga shtëpitë me varka.

Një tjetër krokodil u pa në ujërat që përmbytën qytetin australian Ingham të hënën e 18 dhjetorit, ndërsa shirat e dendur prekën disa qytete turistike në verilindje të vendit.

Banorët vendas të cilë po shihnin zvarranikun, thanë se nuk kishin parë kurrë një të tillë kaq afër. Sinoptikanët thanë se shiu i rrëmbyeshëm do të vazhdojë për pjesën më të madhe të së hënës dhe pritet të fillojnë të pakësohen të martën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë