Zjarri ka luajtur një rol vendimtar në njerëzim për mijëvjeçarë. Na lejon të gatuajmë, të ndërtojmë dhe të ngrohim. Por ky element thelbësor është gjithashtu shkaku i shkatërrimit të madh, siç dëshmohet nga rritja e zjarreve në të gjithë botën, të cilat Programi i OKB-së për Mjedisin ia atribuon ndryshimit të klimës.



Një ‘dëshmitar’ i kësaj tendence është artisti në Los Anxhelos, Kevin Cooley, i cili ka kaluar dekadën e fundit duke kapur imazhe të zjarrit që shkatërron natyrën.
“Unë fotografoj këto lloj fatkeqësish dhe përpiqem t’i bëj ato pothuajse të bukura por dhe që të tërheqin vëmendjen”, thotë Cooley.





Puna e Cooley-t synon të nxjerrë në pah marrëdhëniet tona me mjedisin, si dhe efektet e ndryshimeve klimatike. Ai ka fotografuar zjarret jashtë pragut të derës së tij në Kaliforni që pothuajse i dogjën shtëpinë, një derdhje të ujërave të zeza në Kolorado dhe mungesën e ujit në Arizona.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




