Një ari polar fle në një ajsberg pranë arkipelagut Svalbard të Norvegjisë.
Nga fotoja e një ariu polar që flnte në një ajsberg pranë arkipelagut Svalbard të Norvegjisë e cila bëri xhiron e botës tek samiti Cop28, këto janë fotot e javës sipas Reuters.
Liderët botërorë në konferencën e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike (Cop28) në Dubai.Një grua noton në parkun Beiling pas reshjeve të borës në Shenyang.Një pamje e mbeturinave dhe varkave të dëmtuara një muaj pasi uragani Otis goditi Akapulkon.Maria Chupinina kujdeset për fëmijët e vegjël me djalin e saj 23-vjeçar, Yan, i cili ka sindromën Asperger. Chupinina është bërë nënë kujdestare për fëmijët e sëmurë dhe me aftësi të kufizuar, të cilët nuk mund të kenë kujdes prindëror në Kharkiv për shkak të pushtimit rus. Aktivistja palestineze Ahed Tamimi mbështetet nga nëna e saj pasi u lirua nga burgu në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor.Një ushtar izraelit dhe familja e tij në portin e Tel Aviv gjatë armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit.Palestinezët i transferojnë të afërmit e tyre, të cilët ishin plagosur në sulmet izraelite dhe po trajtoheshin në spitale, në rajonet jugore të Gazës gjatë armëpushimit.Etna e mbuluar me borë nxjerr llavë të nxehtë pranë Katanias në ishullin e Siçilisë. Një nga vullkanet më aktivë të Europës shpërtheu sërish javën e kaluar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.