A është një fotografi që pasqyron bukurinë e botës së egër apo një tregues i pasojave shkatërruese të njeriut në mjedis?
Adhuruesit e fotografisë së kafshëve të egra në mbarë botën po e votojnë për Çmimin e Zgjedhjes së Njerëzve për Fotografinë e Jetës së Egër të Vitit.






Konkursi prestigjioz ka një seksion të hapur për publikun, me mundësinë për të votuar nga një përzgjedhje prej 25 imazhesh të jashtëzakonshme.
Këto janë zgjedhur nga Muzeu i Historisë Natyrore në Londër dhe një panel ndërkombëtar gjykues. Nga një numër i madh prej 49.957 fotosh, të dërguara nga 95 vende të ndryshme ato zgjodhën vetëm 25 imazhe.








Publiku tani mund të votojë të preferuarit e tij në internet, duke zgjedhur mes lepujve që puthen, ariut polar që fle mbi një ajsberg dhe një ariu të thinjur në një liqen. Në një tjetër foto duket një pinguin që i afrohet një pinguini. Në një tjetër fotografi, duket një dhelpër që ushqehet në një kosh plehrash në Londër dhe një elefant që ecën nëpër një grumbull plehrash.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




