Sociale

Bllokohen 52 tonë miell, brenda magazinës minj dhe shpendë

Nga Gazeta 'Si'- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë me dije këtë të shtunë se ka bllokuar 52 ton miell në Fier pasi ishte magazinuar jashtë kushteve të sigurisë ushqimore.

Gjatë kontrolleve në magazinën ushqimore, inspektorët e AKU-së kanë konstatuar se subjekti nuk plotësonte kushtet e përgjithshme higjieno-sanitare, produktet ushqimore ruheshin jashtë kushteve të përshtatshme dhe se në ambientet e magazinimit u gjendën brejtës dhe shpendë.  

Po ashtu, subjekti nuk implementonte sistemin e vetëkontrollit HACCP dhe kishte mangësi në sistemin e gjurmueshmërisë.  

Për këto shkelje të konstatuara, AKU ka vendosur masën e ndërprerjes së aktivitetit si dhe gjobë në vlerën e 700,000 lekëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë