Nga Gazeta 'Si'- Orët e paradites do të dominohen nga vranësira dhe shira ku më të dendura do të jenë në zonat veriore dhe veri-perëndimore. Në majat e maleve do të ketë gjithashtu, reshje të pakta dëbore.
Parashikohet që në pjesën e dytë të ditës të ketë depërtim të masave ajrore të ftohta polare duke sjellë përmirësim të situatës së reshjeve por rënie të ndjeshme të temperaturave.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në vlerat minimale por rënie e ndjeshme e tyre pritet në vlerat maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 2°C më e ulëta deri në 14°C më e larta në rang territori.
Era do të fryjë mesatare dhe e forte me shpejtësi 60 km/h në sipërfaqen e tokës dhe mbi 80 në det të hapur me drejtim kryesisht, verior duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim deri në 6 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.