Lajme

Lushnje, plagoset 47-vjeçari. I vëllai iu vra nga banda e Aldo Bares

Një person është plagosur me armë zjarri të shtunën në mbrëmje në Lushnjë. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Rotondo e Plygut”, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit Saimir Taullahu, 47 vjeç, banues në Lushnjë, i cili ndodhet jashtë rreziikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj si edhe identifikimin e autorëve.

Në hyrje daljet e qytetit janë ngritur pika të shumta kontrolli me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar. Burime policore bëjnë të ditura se autorët kanë qenë dypersona, të cilët kanë përdorur një motor, duke u larguar drejt Elbasanit.

Por kush është i plagosuri? Në vitin 2005, vëllai i Saimir Taullaut, Baki Taullau është ekzekutuar me armë zjarri. Atentati ndaj tij vjen 13 vite pas vrasjes së të vëllait dhe dyshohet se shkak janë konfliktet e vjetra dhe prishjet e pazareve të drogës. Baki Taullau u vra nga banda e Aldo Bares.

Familja Taullau njihet për konfliktin e hapur me bandën e Aldo Bares dhe ka akuzuar pjesëtarët e kësaj bande për vrasjen e vitit 2005.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë