Treg

Një tjetër goditje ndaj kriptomonedhave – Kreu i ‘Binance’ jep dorëheqjen dhe pranon akuzat për pastrim parash

Changpeng Zhao, drejtuesi ekzekutiv i platformës më të madhe të kriptomonedhave Binance, ka dhënë dorëheqjen dhe ka pranuar 11 akuzat e gjykatës për pastrim parash.

Kompania po ashtu ka pranuar akuzat penale në lidhje me pastrimin e parave dhe shkeljen e sanksioneve financiare ndërkombëtare, duke rënë dakord të paguajë më shumë se 4.3 miliardë dollarë në gjoba, thanë autoritetet amerikane të martën.

Në pesë vite, Binance u rrit shpejt nga një start-up në një platformë gjigande e këmbimit e shpërndarë në dhjetëra vende të tjera. Në nëntor 2022, kompania kontrollonte më shumë se gjysmën e tregut të kriptomonedhave. Por suksesi i saj ka qenë gjithmonë sekret.

Industria e kriptomonedhave është e lidhur ngushtë me financimin e terrorizmit dhe ka qenë nën sulm, sidomos pas agresionit të Hamasit në Izrael, që thuhet se financohet nga kriptot. Pas sulmit, Izraeli bllokoi 100 llogari të Binance.

Një ditë më parë, Thesari amerikan tregoi se kompania “dështoi” ën raportimin e 100 mijë transaksioneve të dyshimta që lidhen me sulme kibernetike, dhunën seksuale të fëmijëve, tregtinë e drogës dhe Al Qaeda e Isis.

“Pjesërisht për shkak të krimeve të kryera, Binance u bë shkëmbimi më i madh i kriptomonedhave në botë,” tha prokurorja e përgjithshme amerikane Merrick Garland. “Tani, Binance ka paguar një nga gjobat më të mëdha të korporatave në historinë e SHBA.” Zhao, një nga udhëheqësit më të sinqertë dhe më me ndikim të industrisë së kriptove, paraqiti kërkesën e tij në një gjykatë federale në Seattle të martën dhe ra dakord të paguante një gjobë prej 50 milionë dollarësh. “Kam bërë gabime dhe duhet të marr përgjegjësinë”, tha ai në platformën e mediave sociale X, duke pohuar se kishte dhënë dorëheqjen.

Zhao është i ndaluar nga përfshirja në menaxhimin e Binance sipas kushteve të marrëveshjes së tij për pranimin e fajësisë. Por sipas udhëzimeve të dënimit, ai mund të përballet me deri në 18 muaj burgim, tha një zyrtar i Departamentit të Drejtësisë. Zhao të martën nënshkroi një obligacion njohjeje personale prej 175 milionë dollarësh, duke lejuar lirimin e tij nga paraburgimi deri në seancën dëgjimore të dënimit më 23 shkurt 2024.

Vendin e tij do ta zërë ish-kreu rajonal i Binance, Richard Teng.

Po këtë muaj, gjykata e Manhattan-it shpalli fajtor rivalin e Zhao-s, Sam Bankman-Fried, nën akuzën e krimit financiar dhe pastrimit të parave në kompaninë e tij të kriptove FTX. / FinancialTimes


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë