Media Galeri

Parisi nën atmosferën e festave/ Ndizen fenerët e Krishtlindjeve në Champs Elysees

Krishtlindja ka mbërritur në Paris, pasi hapi sezonin festiv me ceremoninë e ndriçimit në Champs-Élysées.

Fenerët e Krishtlindjeve u ndezën nga kryebashkiaku i Parisit Anne Hidalgo dhe presidenti i Komisionit Champs-Élysées Marc Jamet, duke u siguruar që dritat të jenë ‘miqësore’ me mjedisin.

Konkretisht, ai shpjegoi: “Konsumimi i energjisë i dritave në Champs Elysees është i barabartë me konsumin në një apartament me katër persona. Që nga viti 2007, ne kemi arritur të reduktojmë përdorimin tonë të energjisë elektrike me 98% duke ndryshuar proceset, pajisjet dhe furnizuesit”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë