Xhaketa ikonë prej lëkure bardhë e zi, e veshur nga Michael Jackson në vitet 1980 në një reklamë të Pepsit, u shit në ankand për 286,000 €.

Është një nga më shumë se 200 artikujt e ndryshëm të njerëzve të famshëm që ofrohen nga Propstore, një nga kompanitë lider në botë për shitjen e relikeve dhe kostumeve të njerëzve të famshëm.
Midis tyre ishin xhaketa e George Michael, një kapëse flokësh e Amy Winehouse, sende që i përkisnin David Bowie, anëtarëve të Oasis dhe Beatles.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




