Këngëtari dhe aktori fitues i Oskarit, Jared Leto, u ngjit në ndërtesën ikonë të Empire State Building të Nju Jorkut për të njoftuar turneun botëror të grupit të tij, “Thirty Seconds to Mars”.
Leton shihet duke u ngjitur në kullën e famshme duke përdorur një litar. Në një intervistë për emisionin “Today ”, 51 vjeçari u shpreh se ngjitja në ndërtesë nuk ishte aspak e lehtë.
“Isha më shumë i emocionuar se sa i nervozuar, të them të drejtën. Por duhet të jem i sinqertë, ishte shumë e vështirë. Ishte shumë më e vështirë nga sa mendoja se do të ishte”, u shpreh ai.





Turneu “Thirty Seconds to Mars Massive Seasons 2024” është turneu i parë i grupit në pesë vjet dhe pritet të nisë në mars të vitit të ardhshëm në Buneos Aires.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




