Media Galeri

Shfaqet pas 60 vitesh gjitari i rrallë që bën vezë

Shkencëtarët kanë rizbuluar, në malet Ciklop të Indonezisë, “echidna”, një specie gjitari që mendohej se ishte zhdukur për të paktën 60 vjet. 

Shkencëtarët kanë filmuar për herë të parë atë që njihet si gjitari i vetëm që bën vezë, duke dëshmuar se nuk është i zhdukur siç mendohej.

Echidnas me gjemba, gëzof dhe sqep janë quajtur “fosile të gjalla”. Ata besohet se janë shfaqur rreth 200 milionë vjet më parë, kur dinosaurët endeshin në Tokë. Deri më tani, e vetmja dëshmi se kjo specie e veçantë ekzistonte ishte një ekzemplar muze i një kafshe të ngordhur prej dekadash.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë